Çaste poetike me poetin;-Hatip HULAJ

STUDENTJA ME BISTEK

——————————-

Erdhi bukuroshja në qytet,

Flokët lidhur si bistek,

Ishte e bukur si hëna vetë,

U regjistrua në fakultet.

Prindërve u ishte betuar

Në afat fakultetin me përfunduar.

U vendos ilegale në konvikt,

Studionte natë e ditë.

Vitin e dytë një djalë e ngacmonte,

Shpirtin e qetë ia trazonte.

Ajo gjithnjë e refuzonte,

Por zemra e saj e kërkonte.

I kujtonte fjalët e premtimit,

Ato që iu betua prindit:

“Fakultetin pa përfunduar,

S’kam ndërmend me u martuar.”

Por në fund dashurisë i dorëzohet,

Në atë djaloshin dashurohet.

Një vit ishin shumë të lumtur,

Pastaj djali ishte zhdukur.

Pas një kohe merr një letër:

“Më fal, dashuria ime,

Unë, jam i martuar,

Çdo gjë ka përfunduar.”

Ajo s’mundi t’i përballojë tradhtisë,

Përfundoi në pavijon të psikiatrisë.

Asnjëherë më s’u rehabilitua,

Një ditë herët në mëngjes e varur

në litar kishte përfundua.

/QendraPress/