Drejtoresha e DKA-së ,Luljeta Veselaj GUTAJ-del me sqarim për opinonin publik!

Pas një pompozitetit të madh nga kujdestarët e VV-së lidhur me rrjedhjen e ujit në shkollën “Nazim Kokollari” në Prizren, ju njoftojm se gjatë natës së datës 11.11.2025, në laboratorin e Biologjisë të shkollës “Nazim Kokollari”në Prizren ka ndodhur një shpërthim i papritur i ujit si pasojë e shtypjes së lartë në rrjet, duke shkaktuar shkëputjen e një tubacioni dhe rrjedhje të ujit i cili ka depërtuar në disa hapësira tjera. Menjëherë janë njoftuar donatorët nga EU dhe firma kontraktuese të cilët kanë dal në vendngjarje dhe kanë konfirmuar se shkaku ishte teknik – presioni i lartë i ujit si pasojë e reshjeve. Po ashtu, është njoftuar Hidroregjioni për analizë të situatës dhe për masa parandaluese. Ekipi teknik është duke punuar intensivisht për riparim dhe sanim të dëmit sa më shpejtë. Mësimi po zhvillohet normalisht; pas ditës së parë nuk ka pasur asnjë ndërprerje. Shkolla “Nazim Kokollari” vazhdon të plotësojë të gjitha kushtet për mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor. Uroj që për këso defektesh të na tregojnë më shpesh kujdestarët e VV-së, kështu na përmirësojnë performancën e menaxhimit të arsimit. Edhe ashtu për 4 vitet e ardhshme nuk kanë punë tjetër. Faleminderit për mirëkuptimin dhe besimin tuaj!/QendraPress/