Fryma poetike e së dielës me poetin:- Nexhbedin Basha

Nga Maja e Korabit…

—————————–

Jam në majën e Korabit,

ku u luta pingul.

gjithçka duket e vogël nën mua:

fshatrat, lugina, rrugicat e humbura n’askund.

qielli më përqafohet me hije të butë.

Te restorant “Izeti”,

mes turistësh ndjej buzëqeshje,

ha ushqime bio e thith ajër boll,

Një hije më ndjek nga pas në korrije,

si dele e zezë, droga, bixhozi, vrasje, mort.

Korabi hesht dhe më dëgjon;

fuqia e tij histori më rrëfen:

“Kjo është jeta, e bukur dhe e ashpër”, më thotë.

Shkëmbinjtë gri, degët e aheve zhurmojnë.

Në muzg, perëndimi digjet i zjarrtë,

në agim më zgjon lehja e qenve në bjeshkë,

rrezet e diellit përqafojnë çdo gur në mal,

e unë nuk mund të harroj atë vjeshtë.

Për një çast, gjithçka që më shqetëson

duket larg,

dhe unë mbetem i ndarë midis dy botëve:

njëra e lartë si mal,

tjetra e ulët si errësira në acar.

Rëndis vargun me qesendi,

me aromë lulesh të malit e blirit.

Mali më flet: “Jam më i larti e s’kam frikë,

në gurë e shtigje kam vënë pritë.”

Nga maja, çdo gjë duket më e vogël,

dhe unë mësoj të mbaj dhimbje në shpirt,

bukurinë e vendit tim, të mos harroj,

Në trup e deje fjalët e Korabit i ngjis.

Në këtë botë të tymosur,

ku fryn erë me re të murme,

unë ngrihem mbi gjithçka,

shoh bukurinë që mbetet…

Në maja, ku Korabi më mëson të jem i lartë.

/QendraPress/