Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Irena HOXHA

VEGLA TË TRADHËTISË
———————————-
Në k’të jetë që po lëngon
e është zverdhur si limon…,
nën sundim të grabitqarëve
me motive antishqiptare!
Nga kjo vorbull transgjinore
kush ka me ju përcaktue
në gjininë thelbësore?!
Psikologët e bisnesit
që ju gatuajnē si brumi i përsheshit?!
A mos vall’ politika
që ka harruar ku vihet pika?!
A mos ndoshta ky përshesh
i gatuar nga sylesh
që nuk kanë as shpirt as zemër
veç kobure që mbajnë në thëmbër?!
Rrugët që përgjaken si me rënë shi…,
duke mbyllur vatra dhe shtëpi,
pa ndjehësi shpirtërore,
pa vetë dije themelore
pa qënë fryt I shoqërisë
por veç vegla të tradhëtisë!
QendraPress/