Çaste poetike me poeten;-Shpresa DHIMA

JAM E LODHUR NËNË

—————————–

Jam e lodhur Nënë

Trupi e shpirti më dhëmb,

Malli zemrën ma zhuriti

Loti syve mbiu….

Jam e lodhur Nënë

Viteve në kurbet munduar,

Një jetë e tërë larguar

Vetmia më vret…

Do të vijë o Nënë,

Do të vi flokë bardha ime

Pak ditë janë o Nënë

Sa të marr erën tënde.

Fytyra e sytë të më qeshin

Dhe se brenda tyre, halle e brengë fshehin.

Do vi Nënë, te ty e mira ime

Qiellit si flutur , do fluturoj

Të ndalem në atdheun tim,

Era jugut t’më përkëdhel.

Në krahët e tu do qëndrojë

Dora jote lehtë më ledhaton

Zëri yt më e ëmbla melodi ,kur më thua :

U bë kohë pa të parë, malli më përvëloi.

Me vete do marr bekimin tënd

Mali i mallit që kurr nuk shuhet.

Nënë moj je Perëndesha ime!!

/QendraPress/