Me ceremoni madhështore rikthehet në Prizren Komandant Tahir Sinani i shkrirë në bronz.



Me një ceremoni madhështore që rrallë mund të shihet rikthehet në Prizren ish Komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut dhe tri luftrave kombëtare Tahir Sinani i shkrirë në bronz. Në këtë përurim madhështor në parkun e qytetit mbuluar me flamur kombëtare qëndronte si një margaritar shtatorja e Komandantit Tahir Sinani. Kurse në nderim të këtij komandanti sot, ishin bërë bashkë shumë zyrtarë shtetrorë që nga ministri në detyrë i mbrojtjes, kryetari i Komunës së Przrenit Shaqir Totaj, ish komandatë të UÇK-së , Fatmir Limaj, Sadik Halitjaha ., Gjeneral Enver Cikaqi dhe shoqatat e dala nga lufta familjarë të Heroit Tahir Sinani nga Shqipëria dhe nga gjitha trojet shqiptare. Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, i cili me këtë rast tha ‘’Komandant Tahir Sinani ishte shëmbulli I njeriut që diti ta vlerësojë lirinë dhe ai nuk kërkoi të hyjë në histori, por historia i dha vendin në histori. Sotm Prizreni po ndihet krenar që po e pret këtë hero, Prizreni, është kujdestar I kujtesës tonë kombëtare.Ruajtja e figurave tona kombëtare është një trashëgimi për breyat që vijnë. Gjeneral Kusi Lame me këtë rast ka folur për idelin e Heroit dhe sublimimin e tij për liri që dinte ta bënte ai me faktin si ishte pjesmarrës I luftarave atdhjetare e kombëtare. Mirë se se erdhe komandant Tahir Sinani në Prizrenin tonë të besëlidhjes tha gjeneral Kudisi Lame .Gjenerl Selim Krasniqi tha se ai ishte e mbetet hero legjendar. Sepse ai diti si duhet të vdiset për atdhe e për liri .Ismajl Latifi kryetar i Komunës së Rahovecit, foli më një emocion të rrallë për ish komandantin e ZOP-it duek e quajtur hero i pavdekshëm në Prizrenin e besëlidhjes. Isa Berisha, kryetar I OVL në Prizren me këtë rast ka folur për lavdinë komandant Tahir Sinanit .Kurse nga Maqedonia e veriut kishte ardhur Sejdullah Duraku të përcjellë falenderime e popullit shqiptarë për koamandant Tahir Sinanin.Xhavit Jashari kryetar I Familjeve të Dëshmorëve të Kosovës, tha se këtu po na ,mungojnë strategët dhe themeluesit e UÇK-së dhe ata që sollën lirinë kësaj toke ,ata padrejtësisht po mbahen në Hagë. Kurse së fundi I falenderoi të gjithë të pranishmit këtij përurimi madhështor i biri I Heroit Rezart Sinani, duke falenderuar pejsëmarrës nga të gjitha hapësirat kombëtare: Kosovë Shqipëri, Maqedoni e nga Amerika e largët/QendraPress/