Fryma poetike e së dielës me poeten;- Fitnete Bashota KRASNIQI

POETI

———————-

Fjala e poetit është si drita e qiririt

që shkrihet e përvëlohet mbrenda vetes,

e nën dritën e venitur

qanë, përmallohet, gëzohet,

hap shtigjet,

sepse vetëm ai e di rrugën e tij!

Fjala e poetit është si deti;

herë i qetë , herë i tërbuar,

kohërat i qanë me furtunë,

I ik hera – herës vetës , bëhet dritë,

shkrihet,

po nuk shuhet kurrë!

/QendraPress/