Fryma poetike e së dielës me poeten;-Shyrete DEMAJ

Unë jetoj në frymëzim,
————————–
derisa trupin e shoh të tretet si ditët
fustani me lule më nuk më rri,
veç një triko e nënës,
po më përshtatet për trupi ashtu
si bekimet e saj…
Unë jetoj në një varg a poezi
s’ka rëndësi
Po po, unë jetoj qoftë edhe vetëm si një ide
që lind bashkë me shpresën e ditës së re.
Unë jetoj dhe vetëm në një kujtim
bukur që t’ban me buzëqesh.
Unë jetoj në ngjyra ylberi, sa her të bien
lotë shiu të shkëlqej sytë e qiellit.
Unë jetoj në bimën e lules së
vetmuar që lufton për jetë.
Unë të jetoj me shpirt qoftë edhe në të
fundit çast ku koha ime të fal dashuri
është rast…
QendraPress/