Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Idriz Berisha -XHIXHI

NATËN PA HËNË

————————–

Pashë tre burra dhe hënën

Njeri tjetrin ate natë ndriçuan.

S’kishte fjalë as kishte vaj

Po gjurmët nuk kërkohen n’errësirë

Mesa troku i shpirtit mbi harresë.

LISI mbështetët në lis

Bashkë i shpëtojnë stuhisë!

Kënduan bashkë gjer n’agim

Poshtë dritareve pa zë

Ashtu si këndohet JANARËVE

Këngë pa fjalë në UNTERGRUPENBACH.

Kur terri tha:

Ky qiell s’ka puls damarëve

Yjet u shuan,era I përpiu.

Ora e fundit erdhi!

Këtu i zuri gjumi

Vals në gurgullimë lumi!

/QendraPress/