Besnike Aliaj: Sot pranova çmimin “Qazim Shemaj” për eventin “Na Bashkoi Poezia 26”, mbajtur në Tiranë.

              Me shumë emocion dhe mirënjohje pranova sot çmimin “Qazim Shemaj” në kuadër të përmbledhjes poetike “Na Bashkoi Poezia 26”, mbajtur në Tiranë.

Ky vlerësim ka një domethënie të veçantë për mua, sepse vjen nga bota e fjalës së shkruar, aty ku ndjenjat, përjetimet dhe dashuria për artin shndërrohen në vargje. Të shpërblehesh me një çmim që mban emrin e një personaliteti të letrave është nder, përgjegjësi dhe motivim për të vazhduar rrugëtimin krijues.

Falënderoj nga zemra poetet dhe organizatoret; Hava Muçollari dhe Migel Flor për përkushtimin e tyre në bashkimin e krijuesve shqiptarë kudo që ndodhen. Një falënderim i veçantë shkon edhe për redaktorin e përmbledhjes, z. Ilmi Dervishi, për kontributin e tij të çmuar në pasurimin dhe promovimin e letërsisë shqipe. Mirënjohëse gjithashtu ndaj jurisë vlerësuese për besimin dhe nderimin që më bënë me këtë çmim. Ky vlerësim më motivon të vazhdoj të shkruaj, të krijoj dhe të besoj se poezia mbetet ura më e bukur që bashkon zemrat dhe shpirtin njerëzor.Me respekt dhe mirënjohje,Besnike Aliaj/QendraPress/