Çaste poetike me poetin;-Qazim THAÇI

Hënës i kam thënë…..

——————————

Që në fëmijërinë time hënës i kam thënë,

Më merr oj hënë më dërgo tek babi im,

Se tash tre muaj letër skemi marrë e sdi a është mirë.

Kur në rini nisa botën me halle, prap hënës i jam lutur

Për një besë të më ruaj se bashkë me

shokët shkruanin parolla e besën hënës ia kërkonim.

E kur Pashtriku hapi portën e lirisë, për hënën një lutje kishim

Oj hënë dritëplotë na ndriqo rrugën për Shqipëri

Hënës  prapë i kemi kërkuar besë

Kur honeve të Drinit,me zanat bënim dashuri.

E faqe librash  rendisnim shkronjat e lirisë

Edhe tani kur me moshën time shihem sy me sy

Lutje  kam për hënën  ti ndali këtë rini

Se rrugët e botës kanë errësirë

Se këtu kemi i kemi varret,  i kemi rrënjët.

Kemi rrezet e hënës  e rrezet e diellit.

/QendraPress/