Çaste poetike me poetin;-Imer GLLAREVA

ALFABETI I DËSHMORËVE
————————-
Ju fëmijë nëse doni
A-në në mend ta mbani
Thoni A-Adem Jashari
Thoni A-Agim Ramadani!
Kur ta mësoni A-në
Mbani mend në daçi
Mos thoni A-aeroplani
Thoni A-Abaz Thaçi!
Kur të shkoni te B-ja
Mos thoni bujku, a bisha
Thoni B-Bedri Shala
Thoni B-Bekim Berisha!
Dhe lavdërohet F-ja
Thotë -unë jam në flamur
Jam te Fehmi Lladrofci
Që nuk harrohet kurrë.
Mos thoni H-H-Hëna!
Kur H-në e takoni së pari
Në mend më lehtë e mbani
Të thoni H-Hamëz Jashari.
Kur ta mësoni I-në
Mos u thoni I-kuajve lodra
S’do ta harroni kurrë
Kur thoni I-I-Ilaz Kodra.
Unë po ju tregoj
Mos thoni nuk e diti
Se me Z të madhe
Është Zahir Pajaziti.
Ju lus fëmijë të dashur
Në qytet e katund
Këtë alfabet që nisa
Ta çoni deri në fund!
/QendraPress/