Çaste poetike me poeten:-Violeta Zogaj TELAKU

Kush ka thënë?!

————————–

Kush ka thënë

se fjala e keqe s’të helmonë,

E kush e ka thënë se fjala e mirë s’të shëron?!

Kush e tha se nga lartë ra edhe nuk u vra,

Kush e tha se bëri keq dhe nuk u pa?!

Kush qe ai që e tha

Se me turp fytyra u la,

Cili paska thënë se me punë haram kam fituar para?!

Nga kush na u tha

S’na duhet morali

As s’na duhet nderi,

Nga cila gojë u tha

Se s’na duhet mirësia

Sna vyn karakteri?!

Cila gojëpalarë tha

Se të gjitha këto

Na i blen milioneri?!..

Jooo

Asnjë gojëqelbosur

Këtu s’ka pas të drejtë

Asgjë s’ka fituar veç veten e ka rrejtë

Gojëligu joo, aspak s’ja ka qëllu..

Pa të gjitha këto,

Askund s’mundesh me shku

Veq ka dashur vetes qefin me ia maru

Gojëligu, të tilla fjalë

Nga goja qet gjithmonë,

Dhe sikurse veten

Të gjithë i mendonë

Si s’ju qep ajo gojë

Njëherë e përgjithmonë

Nga fjalët e tij

Bota mos të kundërmon

Dhe ligësit e tilla

Mos të na alarmojnë

Por kot e ka secili

Që vjell vetëm vrerë

Te këqiat e tija

S’mund ti hedh tek te tjerë…

/QendraPress/