Prizreni planifikon zgjerimin e ndriçimit publik nëpër lagje e fshatra

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Islam Ukimeri, ka bërë të ditur se po punohet për zgjerimin e ndriçimit publik nëpër lagjet dhe fshatrat e komunës.
Në emisionin “Fol me Arin”, ai tha se aktualisht po zbatohet një kontratë që mbulon pjesën më të madhe të qytetit dhe disa fshatra.“Sa i përket ndriçimit publik në lagjet Ortakoll dhe lagje të tjera, ne jemi duke punuar, ku kemi një kontratë kornizë që mbulon pjesën më të madhe, edhe lagje të qytetit, por edhe nëpër fshatra, dhe besoj se shumë shpejt, edhe në ato pjesë ku nuk ka ndriçim me kontratën që kemi, do të furnizohen të gjithë qytetarët, që të ketë ndriçim si në lagjet e tjera”, tha Ukimeri.