Çaste poetike me poeten;-Adelina Dardha HASKAJ

Dashuri dimri
—————————–
I ftohti yt në hapat e nxituar
të mëngjeseve bëhet palë,
shalli i palltos më rri ngjitur
mbi buzë, për të puthitur
ngrohtësinë e frymës.
Bryma jote është britmë
për ajrin e ftohtë
dhe për lëkurën e skuqur;
vetëm pemët duken të plogëta,
shtëpitë të përgjumura nga tymi i oxhakut
që ngrihet, gjithë krenari,
dhe dashuria ime
për të lozur me topa bore.
/QendraPress/