Fidan Shala,kërkon që ështrat e 9 luftëtarëve  të rënë në Jeshkovë të gjenden.

    Fidan Shala,veprimtar dhe anëtarë I familjes  Shala në Jeshkovë,kërkon që ështrat e 9 luftëtarëve  të rënë në Jeshkovë të gjenden e të ju kthehen  familjarëve tash pas  27 vitesh. Ai thotë ‘’ Me 11 mars  bëhen 27 vite pritje, se një ditë do të kthehen në atdhe eshtrat e 9 nga 18 luftëtarët e rënë në Betejën e Jeshkovës, si dhe 3 të tjerëve në fshatrat Malësi e Vërrinit dhe Hoqë e Qytetit, të cilëve ushtria dhe policia serbe, në atë ditë, ua zhduku edhe trupat e tyre.

Për të cilët, në faqen e Brigadës 549 të ushtrisë serbe, që vepronte në Prizren, thuhet se atë ditë në Jeshkovë u vranë 18 ushtarë të UÇK-së, por që nga ajo ditë nuk dihet se ku i dërguan trupat e tyre’’. Ai kërkon që ata  trupa të  gjendet dhe  të ju kthen familjarëve që  edhe  ata të kenë një vend ku mund të  prehen e të  vendosen lule . Tashmë edhe shumë nëna po vdesin me ata merak se as varre  bijtë e tyre nuk patën pohon ai./QendraPress/