Çaste poetike me poeten-Mim MARJANAKU

Ngaqet
————————
Ngaqë s’të kam,
të kërkoj.
Përndryshe
ku ta gjeja një arsye,
si ciganët
bregun e lumit?
Ngaqë zgjove çupkën
që nga shikimet skuqej,
Ngaqë e bukur të isha,
flokët gërsheta stolisa,
Ngaqë
pyetësorin e gjithë vajzave
luledeleve u bëra,
prandaj s’u rrita.
Po sikur “ngaqe”-t
të humbnin në hapësirë
e baba Vanga
të vizatonte fundin?
Oh, tmerr:
një planet pa ty.
/QendraPress/