Çaste poetike me poeten;-Brunilda MUSAI

Nuance ngjyrash

————————————-

U degjua një cicërime e ëmbël,

Ky mëngjes , trokiti sot ndryshe.

Arratisen retë nga qielli i kaltërt,

Përmbi kokën time,shtegëton një dallëndyshe.

Lulet erëmira i thirrin pranverës

Qëngjat e mëndafshtë ,dalin në lëndina.

Malet po veshin gjelbërimin e artë

Pylli mbushur plot, me të bukurat trëndelina.

Fushat e gjera ,krenohen me vehte .

Pranvera ju fali gjithë këtë mbretëri .

Flladi butësish ,te mahnit nëpër planete

Moj pranverë e bukur ,me plot mrekulli.

Ngjyrat e pranverës ,si ngjyra ylberi.

Rrezaton ky diell ,shkëlqim e mirësi .

Nuancat e ngjyrave shpirtin seç e ndezin .

Kjo dite pranvere, me fal qetësi

/QendraPress/