Çaste poetike me poetin:-Ilmi DERVISHI

NË KAFENE

———————

Më shijon biseda mes miqsh të mirë,

I ndigjoj si një fëmij i vëmendshëm,

Por shpesh seç kam një si dëshirë

Vetmia më bën dhe më të ndjeshëm.

Në kafene shpesh rri me orë vetëm,

E flas me shumë me veten t’ime

Pa dashamirsin e kritikë se dua jetën

Ndaj jam me ju dhe pse bie në mendime.

Ka një tavolinë kafeneja në një cep

Kur më vjen ndonjëri aty e pres

Me biseda orëve të ditës i japim jet

Duke mbetur gjatë në kujtes…

/QendraPress/