Çaste poetike me poeten:-Irena HOXHA

PESHA E FJALËS
—————————–
Të rënda hapat, si gur
dhe hija lëshonte një nur,
vegimet përplaseshin si valēt
dhe zhurma vibronte fjalēt!
Eh, sa e madhe pesha,
si në lak e varur qëndronte shpresa!
& & &
GJURMËT E HIJES…!
——————————-
Të trazuar nga rrethanat
si njerëzit kur bien kambanat…!
Duke vrapuar nëpër bodrume
duke u shuar si fllucka shkume!
Alarmohet situata
buka do bëhet nga balta,
saçi gati si të parët
bëhen gati agallarët…!
Bien maskat e vetëdijes
të fshehura nga gjurmët e hijes…!
/QendraPress/