Mësuesja dhe kusherira e Ajvaz Shehut: Sot nuk u varros vetëm një nxënës, por një pjesë e shpirtit tonë

Ajvaz Shehu, një nga viktimat më të reja të masakrës së Krushës së Vogël, është rivarrosur në 27-vjetorin e kësaj ngjarjeje tragjike,
Mësuesja e tij, dhe kusherira Shpresa Shehu, e ka kujtuar Ajvazin në bankën e shkollës – të dashur, të butë, të zgjuar, me sy plot jetë dhe kureshtje.
Ajo tha se sot s’u varros vetëm një nxënës, por “një pjesë e shpirtit tonë që nuk është vetëm e imja”.
“Ata ishin vetëm fëmijë, kishin ëndrra, jetën përpara me buzëqeshje, por jeta e tyre u ndërpre mizorisht dhe dhimbja nuk mbaroi atë ditë, ajo vazhdoi edhe pas lufte. Sot, pas 27 vite pritjeje, Ajvazi, nxënësi im i dashur, prehet në vendlindjen e tij. Dikur ai ulej në bankat e shkollës dhe fytyra e tij fëmijërore mbetet në kujtesë; i dashur, i butë, i zgjuar, me sy plot jetë dhe kureshtje. E sot, pas kaq shumë vitesh, nuk po varrosim thjesht një nxënës, por një pjesë të shpirtit tonë që nuk është vetëm e imja”, tha ajo.