Çaste poetike me poeten;-Nexha REÇICA

PRANË TEJE

—————————

S’dua më fjalë në erë

as mall që digjet larg,

të dua këtu pranë meje

ku zemra rreh pandarë.

Duart tona të kapura fort,

pa frikë, pa largësi

cdo hap bashkë ta bëjmë

si një frymë, si një dashuri.

Të të ndjej në çdo çast

në buzëqeshje, në shikim

jo në kujtime të largèta

po këtu- në përqafim.

Se dashuria më e bukur

nuk pret nuk rri në mall,

ajo jeton në praninë tonë

kur zemrat flasin ngadalë.

/QendraPress/