Çaste poetike me poeten;-Selvije SHIJAKU

Nga ballkoni im në Prizren

—————————————-

Nga ballkoni im, me një kafe në dorë,

shikoj qytetin që zgjohet me ngrohtësi e dritë.

Prizreni më flet me gjuhën e shpirtit,

në çdo rrugicë, në çdo kujtim të lashtë e të mirë.

Dy flamuj valojnë mbi ballkonin tim,

një i Amerikës, një kombit tim kuqezi me shqiponjën në fluturim.

Dy botë që bashkohen në zemrën time,

liri, krenari dhe rrënjë që s’harrohen kurrë.

Aroma e kafes përzihet me ajrin e mëngjesit,

dhe mendimet më shkojnë tek ju, familjarë e miq të zemrës.

Në këtë qetësi që më mbush me jetë,

ju dërgoj përshëndetje, me mall e me dashuri të vërtetë.

Qofshi mirë kudo që jeni sot,

nga Prizreni i bukur ju dërgoj përqafime të përzemërta.

/QendraPress/