Fryma poetike e së dielës me poeten;-Drita Rubjeka ZENELI

Ansambël
————————-
Ti i zgjedh ansambël fjalësh bisedave tona,
Në çdo rend fjalësh, gjej një timbër.
Pëlhurëbutë natyrës i shtrojmë kuvendet,
Si toka rreth boshtit, vitet rendin në libër.
Mulliri i erës lëkund akrepat e barit,
Unë, dëgjoj tinguj harmonike si prelud.
Datuar sot, vitesh më parë,
Vargjet e jetës kërkojnë mund.
Harmoni folku nxjerrë nga sëndukë legjendash,
I veshim pëlhurë bardhë në trupat tanë.
Projektor ngjyrash, pudrosur në rudhat fshehur,
Drita e qiellit, pikturë mbi fjalë.
/QendraPress/