Fryma poetike e së dielës me poetin;-Mevlan LUSHI

Valixhja me ëndërra një iluzion

—————————————–

Valixhet me ëndërra përplot ngarkuar

Mbledhur viteve në netët pa dritë

Heshtur kishin pritur mes muresh izoluar

Të vinte dita që dielli për ta me ndritë.

Lanë prindërit vetëm me lot në sy

Aroma e tyre në çdo hap i shoqëroi

Lanë prapa atdheun të zhytur në zymti

Por djegur nga malli shpirti u lëngoi.

Me sytë nga vendlindja ditët i përçonin

Gjumi i natës për ta gjithnjë i trazuar

Ëndërrat e malli në vendlindje i çonin

Aty ku fëmijërinë e ëmbël kishin kaluar.

Atdheu për ta u bë ëndërr e munguar

Plaga në shpirt dhimbje që s’pushon

Për njerëzit e dashur shumë mallëzuar

Valixhja me ëndërra mbeti një iluzion.

M. Lushi, prill 2026.

/QendraPress/