Çaste poetike me poetin;- Ali Halim Tahiri


PARANDJEJ
——————–
Sivjet do të vijë shtatori i mbarë,
për mua do të ketë peshë e vlerë,
ky vit më duket i rrallë e i madh,
ndryshe nga gjithë ata të tjerë.
Me gëzim zemra po e pret,
besoj se do të kem shëndet,
do t’i mbërrij gjashtëdhjetë e pesë vjet,
sa shumë, bre, po mbaj shpresë.
Dua t’i kaloj edhe do pak vite jetë,
nuk dua të jem i varur nga askush,
të jetoj i lumtur me mirëqenien time vet,
si i madhi Lasgush, buzë liqenit, me qenush.
T’i qetësoj plagët e shpirtit tim,
sfidat më bënë të fortë si gur,
sa pak e shijova jetën në këtë udhëtim,
kjo e bekuar po ikën, si kur pija një gotë ujë.
/QendraPress/