Çaste poetike me poeten;-  Flora Boja MEZINI

Deti i Lotëve të Mërgimit,,

———————————

Sa pikëllohem kur e kujtoj ,

Atë kohë që vendi ynë kaloi…

Ishte kohë e vështirë,

kur njerëzia mori rrugët e shkoi,

me sakrificë e panik detin kaloi.

Ishim me pushime në bregdet atëherë,

kur pamë lajmet në televizor…

Njerëzia ishte nisur drejt detit ,

Sa të trishta ishin për mua ato orë!

M’u vra shpirti, m’u plagos zemra e ngratë ,

në atë turmë kishte plot fëmijë e gra…

Drejt detit ishin nisur,

nëpër anije e gomone tentonin të hipnin pa u ndal .

Rrija me frikë e i vështroja,

Nga aty ku unë po pushoja…

Fillova nga dhimbja të lotoja:

“Për ku janë nisur vallë?”

këtë gjatë e mendoja.

Nëpër gomone, mbushur plot,

ishte panik i madh sa frikë, o Zot!

Brenda kishte gra dhe fëmijë,

jeta e tyre në det të hapur ishte pa siguri.

Nga lajmet dëgjonim: mbushur ambasadat,

kapërcenin avllitë, hipnin mbi taracat…

Kësaj i thuhej sakrificë

po shkonin larg për një jetë më të mirë,

pa ditur , atje kush do t’i priste .

Shpirti atëherë na u vra,

iku shqiptaria në mërgim…

Vendin e tyre të shumtuar e lanë,

Disave rrugëtimi u eci mbarë,

Disa të tjerë mbetën në det të paqarë dhe pa varr,

Mos ardhtë më kurrë ajo kohë,

që na la të trullosur në mendje e në kokë…

Mërgimtarët tanë paçin jetë e shëndet,

sepse kur ikën, sakrifikuan mjaft vërtetë .

/QendraPress/