Çaste poetike me poeten;-Barie ÇUPI

Është jeta
———————-
Flas e pas më ndjek era,
fjalët bëjnë garë me hapat e mi,
konsumohet ajri,
ndryshku i eshtrave bën zë,
shoh të më miklojë një fllad perëndimi.
…
një erë frustruese,
herë e butë,
herë turbulluese.
…
si zog bore hap krahët koha.
…
pushon magjia,
në venat e tokës pulson pranvera,
në gjoks”enigmash dielli u thërrmua.
…
një lule çel,
një qershizë skuqet,
mos vallë natyra më kopjoi mua?
…
mendimi përplaset me shpirtin.
…
bën ftohtë thotë fjala,
bën vapë thotë shpirti,
është jeta thotë mendimi.
/QendraPress/