Çaste poetike me poetin;-Syhejl HAVOLLI

PËRVJETOR JETËNDRITUR
———————————-
Dhembja më lidhet lëmsh në fyt
Shpirti më mbetet
Si çerdhe vjeshte
Kujtimi qëndis portretin
Me fije mëndafshi
Në këtë përvjetor jetëndritur
Sytë më mbushen
Diçka buron
Ma freskon
Etjen e zemrës
Që digjet nga malli.
8 maj 2026
/QendraPress/