Çaste poetike me poetin;-Demir RUSI

ZILJA E GABUAR!
——————————-
Zilja e telefonit në tre të mëngjesit
Dora më dridhej,me ethet e tmerrit
Ndoshta gabimisht dikush më kërkonte
Po unë ç’kusur pata të më ngatrronte
Gruaja e sëmurë,humbi durimin
Në maj të gjuhës kish mallkimin
Dyshoj tek mua,në krevat më kish
Zuri të më pyes,kush mori,kush ish
Ske ç’i bën moj grua bota e zhvilluar
Modenizimi polli kohën e trazuar
Kurrë,për asnjë çast sot nuk je i qetë
Ditën dhe natën jeton vetem stres
Teknollogjia është kudo njëlloj
Çobani harron delet,t’u fol në telefon
Me të nëpër shkolla fëmijët zbaviten
Notojn në internet,në injorancë zhyten
Vërtet me të renë shumë të lidhur janë
Çfarë kërkon jeta,plot të meta kanë
Vallë ku do shkoj ky brez,si do jetojë
Me informatikën i gjithi s’do punojë
Zjlja e gabuar më prishi terezinë
Më ngatrroj me gruan, më bëri poezinë
/QendraPress/