Çaste poetike me poetin;-Feim BLLACA

RRUGA E KOMBIT
—————————
Nëpër cilën rrugë të ecë kombi ynë,
kur koha kërkon ndryshim?
Të zgjedh punën dhe dijen,
të ndërtojë me guxim.
Të jetojmë me paqe mes nesh,
me respekt e dashuri,
të jemi bashkë si një familje,
me shpresë për të ardhmen e re.
Se rruga e jonë varet nga ne,
nga hapat që hedhim çdo ditë,
po të jemi të bashkuar,
do ta thyejmë çdo errësirë.
/QendraPress/