EE shtuna poetike me poten:-Migel FLOR

Qiell i vrarë
—————————
Qielli rrinte zgjuar mes turbullirës e vetmisë,
nga fishekzjarrët e vrarë me të cilët
festuan “të marrët” e mi.
Yjet vështronin në heshtje,
ndërsa retë kullonin shi; vetëtimat,
si nepërka të kuqe,
thurin litarët mbi shpirtin gri.
Dielli doli krahëvrarë prej natës
dhe përqafimin e bëri lak,
i trembur nga xhindet e errëta
dhe prushi i mbuluar me hi e gjak
Sot grija feston ditëlindjen
pranë poetes buzëngrirë,
ndërsa bota u fryn qirinjve të verbër
mbi tortën e një shpirti të nxirë.
/QendraPress/