Pianistja me renome Lule Elezi, nderon kulturën shqiptare në botë.

Pianistja me renome Lule Elezi, tashmë është Ambasadorja e më denjë që nderon kulturën Kosovare e shqiptare anekend botës së artit. . Ajo do të prezantohet me një koncert recital në Varshavë të Polonisë, koncert që do të prezantohet në Parkun Mbretëror Łazienki të Varshavës, përkatësisht në sallën e njohur Pallati mbi Ujë, e që njihet zyrtarisht si Pallati në Ishull
Vetë kjo artiste e madhe e kombit shkruan ‘’ Kam nderin të mbaj koncert recital në sallën mbresëlënëse në Pallatin mbi Ujë , i njohur zyrtarisht si Pallati në Ishull, në Parkun Mbretëror Łazienki në Varshavë. Një privilegj i veçantë të performoj në këtë hapësirë ikonike, ku tradita e muzikës klasike dhe atmosfera krijojnë një përjetim unik klasik. Koncerti organizohet nga Museum Łazienki Króleëskie / Royal Lazienki bashkë me partnerët e saj, në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare Frederic Chopin Toëarz…’’. Kështu pra pianistja Elezi është nderi i kombit dhe Ambasadorja me mirë e kulturës tonë në pediestalet e skenave botërore/QendraPress/