Çaste poetike me poeten:- Elida PRIFTI

HESHTJA
——————–
Çdo gjë veshi dëgjoi,
por goja nuk foli kurrë,
dado zemrën ma lëndoi,
dado shpirtin ma thërrmoi.
Gëlltita gurë me majë,
gëlltita akull të ftohtë,
nuk e prisja këtë gjëra
nga dikush që dukej e butë.
Gjumi nuk më zuri kurrë,
sado lutej mbi qerpik,
lotët binin pa më pyetur,
si zjarr i nxehtë, si pikë.
Më dogji dhimbja në heshtje,
si valë që s’njeh kufi,
dhe nata s’kishte më dritë,
veç kujtime që s’kanë shërim.
Dhe mbeta vetëm me veten,
në një botë pa kthim më pas,
ku fjala s’gjen më zë,
e heshtja mban emrin e saj.
/QendraPress/