Çaste poetike me poeten:- Shyrete DEMAJ

Grimca poetike.
***
Boshllëk
me figurë paraje
pushton botën e fryrë
në pangjyra,
pa turp,
pa vrer,
pa Zot,
boshllëku rrugë pa krye,
në padritë…
***
Në dimenzion drite
u takuam
si agu puth errësirën
e çelet porta e dritës
një vetëtimë
më zgjon frikshëm
Ahh…
ç’mëkat të thyesh një ëndërr…
***
Dashuria (si përkufizim)
është një labirint me vetëm një hyrje
dhe ku çdo korridor ka dalje në qiell…
***
Ajo, kishte vdekur.
Me këmbët zvarë
shkonte të varroste shpirtin
për të disatën herë…
/QendraPress/