Çaste poetike me poeten:- Principessa SOFIA

TI MUNGOJE…

————————

Pa ty, nata u mbështoll me akull,

dita u zgjat sa një përjetësi.

Heshtja pushtoi çdo cep të shpirtit tim,

sepse në gjithçka… mungoje ti.

Era pëshpëriste emrin tënd,

dallgët sillnin kujtimin e buzëqeshjes sate,

dhe zemra ime të kërkonte kudo,

si një zog i humbur që folen e vet kërkon .

Por befas, në mes të asaj vetmie,

ndjeva rrahjet e zemrës sate pranë times.

Ndjeva krahët e tu që më mbështillnin ngadalë,

si të doje të më mbronin pa fjale.

“Më duaj…” më thoje.

“Më duaj ashtu siç të dua unë…”

Dhe zëri yt, i embel si një melodi ,

më zgjonte shpresën ,në ate errësirë.

Mos shko larg meje, shpirt…

Lëre aromën tënde në frymën time,

në zemrën time lere dashurine,

sepse gjithçka pa ty nuk ka kuptimin.

Qëndro pranë meje shpirt,

aty ku zemra jote rreh ,

Gjithmonë une dua te rri,

Te degjoj , edhe një herë,

si ditën e parë:

te me thuash….

/QendraPress/