Çaste poetike me poeten:-Eva Esat KACANJA

Po mendoj për Ty
————————
Kur mendoj për ty,
kohën nuk e njoh,
Edhe gjithçka tjetër
që mbulon ajo.
Strukem guvës sonë,
ku rrjedh ujë i shenjtë,
aty s’ ka jehonë,
Flas e dëgjoj vetë.
Ditë-netët rrëfej,
shiun e harruar,
Puthjet ku t’i gjej,
frymën e munguar.
Ku je?
Ku je dashuri?
Po mendoj për ty!
Ato që s’ thashë kurrë,
ëmbël përsëris,
Lotët përmbi gurë,
Si lule i rris.
Sa shumë që jetuam,
Dhe sa pak ne dy!!!
dita iku ditës,
Nata s’ mbylli sy…
Rrugën ku unë shkel,
askush s’e kupton,
dashuri e tillë,
Tjetër dimension.
Ku je?
Ku je dashuri?
Po mendoj për ty!
Nuk e harroj hënën,
i bëj fotografi,
ndoshta këtë hënë,
po mban edhe ti.
Ku je?
Ku je dashuri?
Po mendoj për ty!
/QendraPress/