Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësuesit e Akademisë së Drejtësisë

                    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, z. Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Fejzullahu, dhe përfaqësues të kësaj akademie, me të cilët kanë diskutuar çështje me interes të përbashkët në fushën e zhvillimit profesional dhe bashkëpunimit institucional.

Me këtë rast, z. Kryeziu u ka shprehur mirëseardhje dhe falënderim përfaqësuesve të Akademisë së Drejtësisë, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional dhe duke theksuar rëndësinë e ngritjes së vazhdueshme të kapaciteteve profesionale të prokurorëve dhe stafit mbështetës.

Gjatë takimit, u diskutua lidhur me nevojat për trajnime profesionale të prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Prizren, si dhe përfshirjen e këtyre kërkesave në plan-programet trajnuese të Akademisë së Drejtësisë, me qëllim të avancimit të njohurive dhe zhvillimit profesional.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Akademisë së Drejtësisë shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, duke ofruar mbështetje në realizimin e programeve trajnuese dhe aktiviteteve të tjera profesionale.

Në përfundim të takimit, palët ritheksuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit institucional, në funksion të forcimit të profesionalizmit, efikasitetit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të sistemit prokurorial