Çaste poetike me poeten:-Nexha REÇICA

KUR DETI MA SHUAN MALLIN
—————————————-
Zbret madhërishëm nga largësitë,
i mbështjellë me shkumë të bardhë,
valët më prekin lehtë në shpirt
sa herë që i rri pranë.
E dua detin në çdo stinë,
por më tepër në qershor,
kur më përqafon me ngrohtësinë e tij
dhe ma shuan mallin në kraharor.
Pranë tij gjej paqen e humbur,
heshtja shndërrohet në fjalë,
dhe çdo brengë tretet ngadalë
si kripa që humbet në valë.
Aty zhvishem nga pluhuri i ditëve,
nga lodhja, malli dhe zjarri,
e lë zemrën të endet e lirë
në dashurinë që s’njeh kufi.
Deti i qershorit më flet pa zë,
me gjuhën e valëve dhe kaltërsisë,
duke më kujtuar se jeta është e bukur
sa herë që e jetojmë me dashuri.
Dhe sa herë qershori troket në breg,
unë kthehem te deti si te një mik i vjetèr,
sepse në gjirin e valëve të tij
gjej pjesën e shpirtit që më kishte humbur.
/QendraPress/