Prizreni pritet t’i ketë tetë ose nëntë deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit 2026 , kanë kaluar si zgjedhje të qeta dhe pa ndonjë problem të theksuar.Tashmë kur jemi në përfundim të numrit të votave , Prizreni, në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë, ndërsa pesë nga komunitetet pakicë.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të përfaqësohet me Anton Quni, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do të ketë dy deputetë, Arbër Rexha dhe Artan Abrashi.
Nga komunitetet pakicë, dy deputetë do t’i takojnë partisë së komunitetit turk, ndërsa nga një deputet do të kenë partia e Emilija Rexhepi dhe partia e Duda Balje, si dhe një mandat nga koalicioni tjetër VAKAT. E numri nga tetë në 9 deputetë mund të pritet edhe një nga komuniteti RAI. Dy subjekte kësaj radhe nuk do të kenë deputetë pra PDK-ja e as AAK-ja./QendraPress/