Çaste poetike me poetin;-Haxhi Vata HASANI

UJVARRA E KORABIT
——————————
Zbret si rrëfim i lashtë
mali,
Si lot i kristaltë që nga
shkëmbi lind,
Në gjëmimin e gurit dhe
erës së thellë,
Ku koha vetë në heshtje
dridhet e rrin.!
Në , në gjirin e
bjeshkëve,
Ku bari flet gjuhën
e stinëve të vjetra,
Rrjedh kjo ujëvarë si
betim i natyrës,
Si këngë që nuk plaket
ndër shekuj e breza.!
Shkëmbinjtë rrethojnë
si roje të lashta,
Me plagë të kohës, me
borë e me dritë,
Dhe uji që bie s’është
veç ujë,
Por frymë e malit që
nuk di të vdesë kurrë.!
O Korab krenar, me
majat në qiell,
Ti mban në kraharor
këtë mrekulli,
Ku njeriu ndalet, hesht
dhe përkulet
Para madhështisë që
quhet natyrë e liri.!
/QendraPress/