Me pietet përkujtohet Dëshmori i kombit Fatmir Hysni Hoxha,nga ‘’Arbana’’e Prizrenit.

       Sot, bëhen  plotë 27 vite  kur iku nga  jeta  Dëshmori I Kombit  Fatmir  Hysni Hoxha – ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga ditët e para të  daljes në skenë të  UÇK-së . Fatmiri një djalë shembullor e një  djalë i rritur në  familjen atdhetare  të atdhetarit  Hysni Hoxha,në lagjen’’Arbana’’ ishte  angazhuar  dhe  asnjëherë nuk iu nda  luftës  për liri, për të  luftuar edhe në betejat më të lavdishme.
Ai ishte vetëm një nga shumë 18 vjeçarët më të mirë të këtij vendi që lanë gjithçka për lirinë tonë. Me krenari kujtojmë guximin, përkushtimin dhe sakrificën e tij. Ai  ishte  jo vetëm një  i ri por ishte një idealist që  kuptoi se liria nuk vije pa gjak .nuk vije pa luftë  dhe nuk vije ndryshe. Emri i tij, dhe i të gjithë dëshmorëve të UÇK-së, do të jetojë përjetë në historinë e këtij kombi.Por , guximi  dashuria  për lirinë e Kosovës  padyshim se   na bëjnë krenar neve  e padyshim  se i bënë krenar që rriten e patën një bir të tillë edhe  babin Hysniun e nënën  Sehare dhe vëllezërit  e tij. Kjo familje   nuk i dha një dëshmor lirisë së Kosovës por ia fali dy Heronj, sepse  në  bazamentin e kësaj familje ishte trasuar  heret liria e Kosovës. Heronj  si Fatmiri padyshim se duhet të jene  një udhërrëfim për rininë e sotme, e jo të marrin arratinë e të ikin rrugëve të botës, Ai la  të gjitha anash sepse e thërriste zëri i atdheut dhe  ai u bë gur themel i kësaj lirie që sot,  ne e gëzojmë. Ai dhe jeta e gjaku i dëshmorëve, tani janë llambadarë q[ nuk shuhen kurrë. Dëshmorët në parim vetëm ditëlindje kanë, Familja të jenë krnar që patln një djalë e tim siq ishte Fatmir Hoxha /QendraPress/