Me pietet përkujtohet Dëshmori i kombit Fatmir Hysni Hoxha,nga ‘’Arbana’’e Prizrenit.

Sot, bëhen plotë 27 vite kur iku nga jeta Dëshmori I Kombit Fatmir Hysni Hoxha – ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga ditët e para të daljes në skenë të UÇK-së . Fatmiri një djalë shembullor e një djalë i rritur në familjen atdhetare të atdhetarit Hysni Hoxha,në lagjen’’Arbana’’ ishte angazhuar dhe asnjëherë nuk iu nda luftës për liri, për të luftuar edhe në betejat më të lavdishme.
Ai ishte vetëm një nga shumë 18 vjeçarët më të mirë të këtij vendi që lanë gjithçka për lirinë tonë. Me krenari kujtojmë guximin, përkushtimin dhe sakrificën e tij. Ai ishte jo vetëm një i ri por ishte një idealist që kuptoi se liria nuk vije pa gjak .nuk vije pa luftë dhe nuk vije ndryshe. Emri i tij, dhe i të gjithë dëshmorëve të UÇK-së, do të jetojë përjetë në historinë e këtij kombi.Por , guximi dashuria për lirinë e Kosovës padyshim se na bëjnë krenar neve e padyshim se i bënë krenar që rriten e patën një bir të tillë edhe babin Hysniun e nënën Sehare dhe vëllezërit e tij. Kjo familje nuk i dha një dëshmor lirisë së Kosovës por ia fali dy Heronj, sepse në bazamentin e kësaj familje ishte trasuar heret liria e Kosovës. Heronj si Fatmiri padyshim se duhet të jene një udhërrëfim për rininë e sotme, e jo të marrin arratinë e të ikin rrugëve të botës, Ai la të gjitha anash sepse e thërriste zëri i atdheut dhe ai u bë gur themel i kësaj lirie që sot, ne e gëzojmë. Ai dhe jeta e gjaku i dëshmorëve, tani janë llambadarë q[ nuk shuhen kurrë. Dëshmorët në parim vetëm ditëlindje kanë, Familja të jenë krnar që patln një djalë e tim siq ishte Fatmir Hoxha /QendraPress/
