Një 50-vjeçar mbytet në Shkëmbin e Kavajës

Një 50-vjeçar është mbytur pasditen e sotme në det, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.
Sipas informacioneve paraprake, burri dyshohet se ka humbur jetën gjatë kohës që ndodhej në ujë, raporton abcnews.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe autoambulanca, ndërsa po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ky është rasti i dytë tragjik i mbytjes brenda pak ditësh në zonë.
Vetëm dy ditë më parë, një 11-vjeçar humbi jetën pasi u mbyt në det, duke rikthyer shqetësimin për sigurinë në plazhe gjatë sezonit veror. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim.