E mërkura poetike me poeten:- Bruna THANASI

E di që zemra, do të bëhet sa mali.

————————————————

Sot, kam lajme goxha të mira.

Për ty dashuri, që më ke merak

Kam kohë, që më ka dalë e pira

Ç’do gjë për ty, i vura kapak.

E di që zemra, do të bëhet sa mali.

Më doje të mirën, më doje të qetë

Tani, mjafton meraku do të dali

Asgjë nga unë, më nuk të vret.

Tani zemra ime, ka nevoje për diçka të ngrohtë.

Një dashuri, dhe një shpirt, që është I qëndrueshëm

Ti, je nga ata burra, dashurisë si del dot zot

Dhe një puthje per ty, është e kushtueshme.

Prandaj për ty sot, kam lajme të mira.

Të më falësh i dashur, që të desha kaq shumë.

Kur të shohesh mua, do të skuqet fytyra.

Se askush, s’të deshi, sa të desha unë.

/QendraPress/