Çaste poetike me poeten;-Etleva ÇOBO

Me mjaltin e frymës
—————————–
Të përqafoj butësisht me vargje,
siç përqafon butë një kotele në ëndërr,
pastaj e ruaj këtë masë si një krijim në gjoksin tënd.
……………………………………………………………
Vij lehtaz tek ty si një fllad i butë vere,
të përkëdhel ëndshëm në çdo por qelizash,
me mjaltin e frymës ta mëkoj lëkurën,
si sqota e shiut ta shuaj etjen.
…………………………………………………… ……….
Unë jam aty në çdo gërmë që shkruan
për ta bërë fjalë,
me fjalën nuk luaj,
ndërtoj male që mbi ta të lind dielli pastaj
/QendraPress/