Çaste poetike me poeten;-Buqe AGOLLI

Sa gjatë të prita

—————————

Të prita gjithë ditën, gjithë natën me hënë

nje puthje të jepja, një fjalë për të thënë,

poshtë pemës mbështetur era ledhaton,

petalja ngjyrë rrozë buzën më ngacmon.

Të prita nën pemë lulet bënë freski,

sytë rrotulloja se mos vije ti,

jo stë pashë gjëkundi dhe bëra cudi,

dikur pate thënë,pa ty smund të rri!

Ah mor djalë i dashur,i bukur tërë nur,

si haron premtimin qe më dhe dikuŕ

nën hijen e kësaj peme,që çel cdo pranverë,

do vi të të takoj,do vij the…pērherē.

Ti lulja e bukur që çudit dynjanë,

kërko atë djalë,kërko anë e mbanë,

kokën ulur ika,sytë mbushur me lot,

premtimin që më dhe, si se mbajte dot.

/QendraPress/