Çaste poetike me poeten;-Afërdita Koçiraj SELISHTAJ

Krenar dhe krye lartë
——————————–
Sa e madhe është forca,
Kur ngrihet një popull i tërë,
Në mbrojtje të tokës mëmë
Që të prek thellë në shpirt.
Që të eci përpara një popull,
Krenarë dhe krye lartë,
Që të dojë Atdheun e vetë,
Duhet të mposhtë tradhëtin.
Kur i shikoj të bashkuar,
Për një qëllim të përbashkët,
Lotët s’m mbahet
Dhe zemra më dridhet.
Të jemi të bashkuar,
Për gjithë Shqipërinë,
Se është vendlindja jonë,
Jo s’ na i merë dot njeri.
Kur populli është bashkë,
S’ka uragan që ta ndalë,
S’ka politik dhe propagandë,
Popullin shqiptar ta ndajë.
/QendraPress/