Çaste poetike me poetin ;-Qazim THAÇI

Harresa nuk shlyen kujtimet e rinisë
/Shokut tim të rinisë Hasan Gashi/
———————————————–
Kemi kaluar bashkë nëpër dhembjen
E madhe të kohës pa kohë.
Edhe kur pentagramin e muzikës kombi
E kishte plotë dhembje e plotë trishtim
Ishe ti një fanar i pashuar lirie që frymoje
Me ëndrën se liria është si dielli në errësirë
E frengjishtja juaj na shërbente si rrugëtim për
Një Evropë që kishte erë të kohës së re
Saherë kemi shkelur nëpër dhembje
Me shpirtin tëndë të dëlirë
Kemi shembur nga një të keqe
Që endej si mugëtirë e kohës
Për vizionin e një Kosovë me rreze lirie
Edhe në Alpet e ftohta ke sjellë diell
E tash më ke hisen e qiellit tëndë
Që gurbeti ta ka krusr mbi buzëqeshje
Por, shpirtin tëndë lirik se mundi as
Ajri i apleve e as rrugët e botës
Ke ngelur i ri në kujtimet e atdheut
Si një Ante që nuk përkulet kurrë.
/QendraPress/