Çaste poetike me poetin ;-Qazim THAÇI

Harresa nuk shlyen kujtimet e rinisë

/Shokut tim të rinisë Hasan Gashi/

———————————————–

Kemi kaluar bashkë  nëpër dhembjen

E madhe të kohës pa kohë.

Edhe kur pentagramin e muzikës  kombi

E kishte plotë dhembje e plotë trishtim

Ishe ti një fanar i pashuar lirie që frymoje

Me ëndrën se liria është si dielli në errësirë

E frengjishtja juaj  na shërbente  si rrugëtim për

Një Evropë që kishte erë të kohës së re

Saherë kemi shkelur  nëpër dhembje 

Me shpirtin tëndë  të dëlirë

Kemi shembur nga një të keqe

Që endej si mugëtirë e kohës

Për vizionin e një Kosovë me rreze lirie

Edhe në Alpet e ftohta  ke sjellë diell

E tash më ke  hisen e qiellit tëndë

Që gurbeti ta ka krusr mbi buzëqeshje

Por, shpirtin tëndë lirik se mundi as

Ajri i apleve e as rrugët e botës

Ke ngelur i ri në kujtimet e atdheut

Si një  Ante që nuk përkulet kurrë.    

/QendraPress/